Për herë të parë në një qytet italian, numri i të shëruarve është më i lartë sesa vdekjeve
Për herë të parë në qytetin e Piemonte të Italisë, numri i pacientëve të kuruar nga koronavirusi tejkalojnë numrin e të vdekurve.
Sipas të dhënave, për 24 orët e fundit 77 njerëz kanë mposhtur virusin duke sjellë kështu totalin në 342.
546 të tjerë janë në proces shërimi.
Të vdekur janë regjistruar 56 persona.
Në total numri i të vdekurve nga shpërthimi i pandemisë është 1144.