Për herë të parë në Kosovë mbahet gara ndërkombëtare “3×3 Challenger”

Për herë të parë në Kosovë dhe në rajon më 16 dhe 17 korrik do të organizohet gara ndërkombëtare në basketboll “3×3 Challenger”, ku do të marrin pjesë 16 ekipe nga vende të ndryshme të botës, dy ekipe nga Kosova dhe një nga Shqipëria.

Përmes një konference për shtyp, organizatorët kanë bërë të ditura edhe detajet, ku të pranishëm ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

KOK është përkrahës i kësaj gare përmes Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ndeshjet do të zhvillohen në Sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 15:00 deri në orën 23:00, ndërsa përveç basketbollit do të ketë edhe perfomanca nga artistë ndërkombëtarë dhe vendorë./Demokracia.com