Për gjashtë javë punë si kamariere, gruaja nga SHBA pretendon se u pagua vetëm një cent – videoja bëhet virale

Përdoruesja e TikTokut, Liny ka publikuar një video në të cilën pretendon se për gjashtë javë pune si kamariere është paguar vetëm një cent.

Mënyra sesi punëtorët e hotelerisë në SHBA paguhen prej kohësh është bërë temë diskutimi, pasi ata mbështeten në bakshish, diçka që jo gjithmonë e kanë të garantuar, transmeton Telegrafi.

Kjo edhe është arsyeja pse kjo video ka shkaktuar reagime të mëdha në TikTok. Bëhet fjalë për Liny nga Nashville, ku në videon e saj tregon një dokument në të cilin shkruan se paga e saj ishte 0.01 cent dollarë amerikanë.

“Jeta e kamarierit. Këto gjashtë javë “pagë”. Ju lutem lini më shumë bakshish”, ka shkruar ajo përbri videos së postuar në këtë rrjet sociale.

Bëhet fjalë për pagën e vitit 2021, kur edhe ishte publikuar videoja për herë të parë, kurse Liny nuk e ka emëruar punëdhënësin e as shumën që e kishte fituar asokohe nga bakshishet.

Videoja është shikuar 1.9 milion herë, e shumë e kritikuan që ajo porositi masën që të japin sa më shumë bakshishe.

“Nuk është puna ime që unë të paguaj llogaritë e juaja, duhet të paguaj të miat. Gjithmonë jap bakshish, por restorantet duhet t’i paguajnë punonjësit”, ishte një prej komenteve të shumta.

@lvndsmac THE FUCK IMA DO WITH ONE PENNY STEVEN!!!!!!! #serverlife #serverlife #bigballing #IDeserveTuitionContest #fyp #fypシ ♬ The Way I Live – Baby Boy da Prince