Gjatë merkatos së janarit u fol gjatë për një kalim të mundshëm të Krzysztof Piatek te skuadra e Tottenhamit, por në fund negociatat nuk shkuan mirë dhe sulmuesi polak u transferua te ekipi gjerman i Herthës së Berlinit.
Gjatë atyre ditëve u fol gjatë që shkak për dështimin e kalimit të Piatek në Londër, nën urdhrat e Jose Mourinhos, u bë bashkëshortja e polakut, Paulina Procyk, e cila në një reagim në Instagram i mohojë këto zëra.
Por faji mbi të dashurat e futbollistëve nuk është hedhur për herë të parë mbi supet e Paulinës.
Disa vite më parë ishte Wanda Nara e cila kishte “detyruar” bashkëshortin e saj, Maurio Icardi që të transferohej tek skuadra e Paris Saint Germain,
Wanda madje shkoi edhe më tutje, duke marrur të drejtat menaxheriale mbi futbollistin, njëherit burrin.
/Ballkani.info/







