Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut për të do të jetë më e vështira si trajner. Ai ka thënë se lojtarët duhet të japin çdo gjë nga vetja, ndërsa ka përmendur mungesat dhe po ashtu faktin se disa lojtarë kanë ndërruar klubet.

“U bë kohë që jam këtu dhe e njoh këtë vend. Kam informacione. Do të jetë ndeshje më shumë sesa futboll. Është e qartë se për mua do të jetë puna më e vështirë si trajner. Disa prej lojtarëve tanë kanë ndërruar klube dhe mendja e tyre mund të jetë duke fluturuar. Në fund mund të mos fitojmë, por nuk duhet të jemi të zhgënjyer pasi kemi dhënë gjithçka nga vetja”