Për Avokatin e Popullit, BSPK-ja është person

Avokati i Popullit në njoftimin se janë zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të Sindikatave dhe të Qeverisë dhe në atë se çka është diskutuar në këto takime, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) u është drejtuar me “zotëri”.

Në bazë të kësaj, del që për Avokatin e Popullit, BSPK-ja është person.

E ky njoftim nuk shpëtoi vetëm me këtë gabim, sepse një tjetër lëshim u bë edhe në emrin e ministres Arbërie Nagavci, ku iu shtua shkronja “j” dhe një tjetër gabim teknik, ku “w” nuk është kthyer në “ë”.