Qeveria Kurti, në krye me Albin Kurti ka hyrë në histori, pasi që ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë e ka udhëhequr, duke qenë kjo Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë. Pas kësaj, kjo qeveri ka vazhduar punën si qeveri në detyrë edhe për 49 ditë, ku për këto 100 ditë gjithsej ka shkarkuar shumë borde, duke larguar nga puna shumë persona, e madje edhe ka shkelur Kushtetutën.
Me të nisur punën në shkurt Qeveria e koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar me shfuqizimin e vendimeve të qeverive paraprake si dhe me shkarkimin e zyrtarëve të punësuar në borde të ndërmarrjeve publike.
Shkarkime këto që jo gjithmonë u pëlqenin edhe partnerëve të koaliconit, LDK’së. Sidomos pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm nga rradha e LDK’së, Agim Veliut, ku edhe filoi prishja e raportveve mes palëve dhe me anë të një mocioni të mosbesimit ra qeveria, me 82 vota pro.
Qeveria e Kosovës fillimisht kishte shkrakuar Bordin e ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës, pastaj edhe shumë borde tjera.
Në anën tjetër përveç shkarkimeve Kurti do të mabhet mend edhe si njeri që ka shkelur Kushtetutën e vendit, aktin më të lartë juridik të një vendi.
Kjo qeveri në mujin mars, në menaxhimin e pademisë Covid0-19 me rregullat që ka vendosur për lirinë e qytetarëve nuk ka shkuar konform Kushtetutës.
Gjykata Kushtetuese në muajin mars ka publikuar aktvendimin e plotë duke treguar se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkelur Kushtetutën e Kosovës duke marrë vendim të kufizohet lëvizja e lirshëm e qytetarëve.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta shfuqizon vendimin e Qeverisë Kurti, duke e quajtur vendim anti-kushtetuese që mohon lëvizjen e lirshme të qytetarëve







