Trajneri spanjoll

Pep Guardiolës, mbetet me vetëm një qendërmbrojtës

Qendërmbrojtësi i Manchester City, John Stones, do të mungojë katër deri në pesë javë për shkak të lëndimit muskulor, ka konfirmuar trajneri i tij Pep Guardiola.

Qendërmbrojtësi anglez pësoi tërheqje muskulore gjatë stërvitjeve para ndeshjes hapëse të Manchester City kundër Shakhtar Donetsk të mërkurën.

Stones u rikthye të shtunën pas një lëndimi të mëparshëm muskulor në humbjen tronditëse të City 3:2 kundër Norwich, por fati i keq e goditi përsëri të martën.

I pyetur për situatën e Stones, Guardiola tha: “Ai do të mungojë katër, pesë apo gjashtë javë. Ai u lëndua në stërvitjen e mëngjesit të sotëm. Është problem muskulor”.

Lëndimi i tij ia përkeqëson situatën Guardiolës, pasi qendërmbrojtësi tjetër Aymeric Laporte është i lënduar dhe nuk do të kthehet para janarit.

I vetmi qendërmbrojtës senior në gjendje të luajë është Ottamendi.

loading…