Spanjolli Pep Guardiola është tani i dyti në listën e trajnerëve me më shumë tituj në Evropë.
Kjo pas triumfit të tij të tretë në Superkupën Evropiane në fitoren me penallti 5-4 të Manchester Cityt ndaj Sevillas në “Georgios Karaiskakis” ndërkohë që koha e rregullt kishte përfunduar 1-1.
Trajneri katalanas arriti në 36 trofe me Barcelonën, Bayernin dhe Manchester Cityn, duke lënë pas Mircea Lucescu, i cili në një karrierë 41-vjeçare ka grumbulluar 35 trofe.
Në krye të kësaj liste me një karrierë 39-vjeçare është Alex Ferguson, i cili ka festuar 13 trofe më shumë se Guardiola, pasi me Aberdeen dhe Manchester United, ai ka koleksionuar 49 trofe.







