Sot është pensionuar Komandanti i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Naim Haziri.

Në këtë ceremoni që është mbajtur në ambientet e Kazermës “Evropianët e Rinj” në Pomozotin, në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e dhënë, gjeneral Haziri është shpërblyer me medalje për shërbim nga Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së.

Pjesë e ceremonisë ka qenë edhe Daut Haradinaj, mik i Hazirit dhe ish komandant i UÇK-së.

“Sot morëm pjesë në pensionimin e mikut tim, Gjeneral Naim Haziri, një personalitet i madh që për plot 32 vjet ishte në shërbim të çështjes kombëtare. Ai sot mori nderimet e merituara dhe iu bashkua radhëve të gjata burrave e grave që i shërbyen me zell ushtrisë sonë. Jeta vazhdon dhe vendi ynë ka nevojë për Gjeneral Naimin. Paq shëndet e suksese i nderuari miku im, “Dilaver”!”, ka shkruar Haradinaj. /Ballkani.info/