Pendarovski: Maqedonia e mbështet një marrëveshje Kosovë-Serbi që nuk destabilizon rajonin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, po zhvillon takime me krerët shtetëror përgjatë vizitës së tij në Kosovë.

Pendarovski, në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, u deklarua edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan lajmi.net.

“Një komponentë e rëndësishme është bashkëpunimi rajonal. Ne biseduam edhe përdialogun Kosovë-Serbi dhe vlerësova se… të gjithë njerëzit me vullnet të mirë do ta mbështesin zgjidhjen e kontestit. Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështet zgjidhjen e përbashkët reciprocisht që do të kontribuojë për stabilitetin rajonal. Në këtë drejtim, e përshëndes edhe marrëveshjen e arritur në veri të Kosovës, të arritur nga BE-ja”, është deklaruar ai.

“Anëtarësimi në NATO dhe OKB nënkupton stabilizim dhe prospiritet të mëtejshëm për rajonin”, ka thënë më tutje ai.