Edhe pse pritja e penalltive në fitoren 3-1 të Manchester Cityt ndaj Leicester Cityt në çerekfinale të Carabao Cup të martën mbrëma mori vëmendjen kryesore, Arijanet Muriqi ka bërë një pritje të jashtëzakonshme gjatë lojës së rregullt.

Manchester City kaloi në gjysmëfinale të Carabao Cup pas një ndeshjeje dramatike ndaj Leicester Cityt, të cilën e fitoi 3-1 në penallti falë heroit të mbrëmjes, portierit të ekipit kombëtar të Kosovës, Arijanet Muriqit, i cili i priti dy penallti.

City kaloi në epërsi me një supergol të mesfushorit belg Kevin De Bryune në pjesën e parë, i cili pas takimit tha se pritjet madhështore të Muriqit i ndihmuan Manchester Cityt ta sigurojë gjysmëfinalen.

Por, në minutën e 21-të të takimit, Muriqi ia pamundësoi vendasve barazimin e rezultatit me një pritje të mrekullueshme kur e ndali goditjen Demarai Gray.

Goli fantastik i Marc Albrightonit në pjesën e dytë e çoi ndeshjen në penallti, aty ku përfundimisht gardiani i portës së Kosovës, Arijanet Muriqi u bë hero.

Muriqi i priti dy penallti, qe ishte mjaftueshëm për Cityn të fitojë 3-1 në fund.

https://www.facebook.com/FFKosovaFanClub/videos/1800563566720734/