Pëmirësimi i Strakoshës ka befasuar Miroslav Klosen

Miroslav Klose ka dhënë disa komente interesante për Thomas Strakoshën.

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka surprizuar legjendën e futbollit, Miroslav Klose me arritjet e tij të fundit.

Klose ka folur për ‘Gazzetta dello Sport’, ku është kthyer edhe në kohën kur luante tek Lazio, mes viteve 2011-2016, ku edhe ka pasur kontaktet e para me Strakoshën.

“Kur isha atje kishte tre portierë. Sinqerisht, do të vija bast se ai kurrë nuk do të arrinte të bëhej numri një. Nuk kishte siguri. Por, rritja e tij tregon se ne duhet t’u japim hapësira të rinjve dhe t’u japim kohë të rriten” ka thënë Klose për Strakoshën.

Klose kishte shënuar 54 gola në pesë vitet e tij tek Lazio, në kampionatin elitar italian, Serie A.

loading…