Roma ka prerë biletën për fazën tjetër të Kupës së Italisë.

Të besuarit e Paulo Fonseca e kanë mposhtur 0-2 në udhëtim Parmën për të siguruar një vend në mesin e më të mirëve në Kupën e Italisë.

Në këtë ndeshje shkëlqeu mesfushori, Lorenzo Pellegrini.

Ai i realizoi të dy golat për Romën, në minutën e 49-të dhe 76-të, për t’ia siguruar fitoren 2-0 romakëve.