Video

Pelegrinia më e vjetër në Haxh këtë vit është gruaja 130-vjeçare nga Algjeria

Sarahouda Stiti, pelegrinja më e vjetër nga Algjeria u prit me respekt në Aeroportin Ndërkombëtar të Jeddah.

Gruaja 130-vjeçare nga Algjeria është njohur si pelegrinja më e vjetër e Haxhit që ka vizituar Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Sarahouda Stiti mori një pritje të ngrohtë dhe entuziaste kur zbarkoi në aeroport më 10 qershor.

Sarahouda Stiti ishte e vendosur t’i bashkohej pelegrinazhit të Haxhit dhe prania e saj solli krenari dhe lumturi për misionin algjerian të Haxhit dhe komunitetin algjerian në tërësi.

Ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por kontrollohej rregullisht.

Sarahuda Stiti shprehu lumturinë e saj që shkoi në Haxh dhe vlerësoi mirëpritjen e ngrohtë dhe shërbimin e mirë që iu bë asaj dhe shokëve të saj. /Telegrafi/