Pele në gjendje të rëndë shëndetësore, mjekët japin lajmin e fundit

Legjenda braziliane e futbollit, Pele është në gjendje të rëndë shëndetësore, kanë njoftuar mjekët e spitalit “Albert Einstein” në Sao Paulo.

Pele është duke u përballur me kancer në zorrë të trashë që nga shtatori i vitit 2021.

“Pasi nisi kimioterapinë më 29 nëntor, mjekimin për kancerin në zorrë të trashë, pati një përkeqësim të sëmundjes”, thuhet në letrën e nënshkruar nga mjekët që po përkujdesen për ish-futbollistin.

Sëmundja e Peles është përhapur edhe në mushkëri dhe mëlçi, derisa tash familja e tij ka anuluar ahengun e Krishtlindjeve.

“Krishtlindja jonë në shtëpi është anuluar. Ne vendosëm që të qëndrojmë me babin në spital”, tha vajza e tij, Kelly.

Pele është 82 vjeç dhe është legjendë e futbollit brazilian dhe botëror./