Legjenda braziliane, Pele, është në depresion dhe ndihet i turpëruar, saqë nuk del as nga shtëpia për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore’ ka bërë të ditur djali i tij, Edinho.
Ish-futbollisti i mirënjohur në muajin tetor do të mbushë 80 vjeç dhe ka nevojë për pajisje ndihmëse që të ecë për shkak të problemit disavjeçar në ije.
Në shumicën e paraqitjeve të fundit publike, ai ka qenë në karrocë, ndërsa tani gjithmonë e më shumë po turpërohet për gjendjen e tij. “Ai është shumë i brishtë.
Ka bërë zëvendësim të nyjës dhe nuk e ka pasur rehabilitimin e duhur. Prandaj ka problem me lëvizjen dhe kjo e ka dërguar në një formë depresioni.
Imagjinoni, ai është mbreti, ka qenë gjithmonë figurë më ndikim dhe sot nuk mund të ecë si duhet, vetëm me ndihmë. Është shumë i ndjeshëm, shumë i turpëruar për këtë gjë. “Është përmirësuar paksa në krahasim me herët e kaluara kur ishte në karrocë, por akoma e ka shumë të vështirë të ecë.
Ndihet i turpëruar, nuk dëshiron të dalë jashtë, ta shohin ose të bëjë diçka që lidhet me largimin nga shtëpia. Është bërë vetmitar”, ka deklaruar Edinho për Globoesporte.







