Tri-herë fituesi i Kupës së Botës, Pele, e ka lavdëruar yllin francez të Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappen, duke thënë se ai mund të bëhet si vet braziliani, nëse vazhdon të punojë dhe të performojë në të njëjtën mënyrë.
Pele konsiderohet si njëri ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve. Ai kishte arritur ta fitonte Kupën e Botës në vitin 1968, kur ishte vetëm 17-vjeçar, duke ia siguruar Brazilit titullin e parë si kampion bote.
Ai e fitoi Kupën e Botës edhe në vitin 1962 dhe në vitin 1970, duke u bërë lojtari i parë që arriti ta fitojë këtë titullin e kësaj gare plot tri herë. Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë për Brazilin, me 77 gola në 92 ndeshje.
Në anën tjetër, Pele i kishte fituar 25 tituj në një karrierë 18-vjeçare me Santosin, përfshirë këtu gjashtë tituj Brasiliero dhe dy tituj të Copa Libertadores.
Mbappe është ende arritjet së statistikave të tilla, megjithatë ai është ende 20-vjeçar dhe sapo e ka filluar karrierën e tij si futbollist profesionit. Si Pele, Mbappe ishte vetëm adoleshent kur arriti ta fitojë medaljen e artë të Kupës së Botës dhe tanimë e ka një titull të Ligue 1 prapa vetes.
“Ai e ka fituar Kupën e Botës si 19-vjeçar, unë isha vetëm 17-vjeçar. E ngacmova atë duke i thënë se kishte qenë shumë afër për të ma barazuar rekordin. Mendoj se ai mund të bëhet Pele i ri! Shumë njerëz mendojnë se e them këtë gjë për të bërë shaka. Por jo, nuk është shaka”, ka thënë Pele.







