Pejë

Pejë: Jep fajde 5000 euro, kërkon t’i kthehen 15000 euro – arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një burrë në Pejë, i cili dyshohet se ka dhënë para me fajde rreth pesë mijë euro, ku më pas ka kërkuar t’i kthehen 15 mijë euro.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Nënë Tereza, Pejë 19.01.2024 – 19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kohë më parë i kishte dhënë para me fajde rreth 5000 € viktimës mashkull kosovar, ku më pas ka kërkuar ti kthehen 15000 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

VIDEO BONUS: Avokati serb, Çedomir Stojkoviq viziton Prekazin, tmerrohet nga krimet e Serbisë