Basketboll

Peja mposhtet thellë në Gjermani, humb me 26 pikë dallim nga Chemnitz

KB Peja ka pësuar disfatë në ndeshjen e FIBA Europe Cup ndaj skuadrës së Chemnitz.

Vendasit triumfuan me rezultat 98-72 ndaj kampiones së Kosovës në basketboll.

Verdhezinjtë kishin një paraqitje solide në pjesën e parë, megjithatë e njëjta nuk mund të thuhet edhe për fraksionin e dytë të lojës.

Pas përfundimit të ndeshjes, Peja në postimin e lëshuar në faqen zyrtare uroi vendasit për triumfin.

Peja falënderoi edhe tifozët që ishin në mbështetje të saj në këtë takim. /Ballkani.info