Peja mposht Rahovecin në ndeshjen hapëse të Ligës Ballkanike

Peja ka mposhtur Rahovecin në ndeshjen e xhiros së parë në Ligën Ballkanike.

Në derbin kosovar në kuadër të kësaj gare, Peja fitoi me rezultat 77:54.

Ndeshja nisi më mirë për “Vreshtarët”, por “Shqiponjat” arritën të kthehen qysh në periudhën e dytë duke e mbajtur më pas epërsinë.

Pos dy ekipeve kosovare, aktualisht në këtë garë janë edhe Ibar Rozaje, Vllaznia e Academic Bultex 99.