Peja i dënon deri në 5 mijë euro ata që keqtrajtojnë kafshët dhe i fusin në luftë mes vete

Komuna e Pejës ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e vrasjeve, keqtrajtimit dhe organizimin e garave të kundërligjshme të kafshëve, dukuri e jashtëligjshme kjo që po ndodhë kohëve të fundit në shumë komuna të Kosovës. Megjithatë, disa komuna kanë lëshuar urdhëresa për ndalime, përfshirë tash edhe Pejës, shkruan Gazeta Express.

Pika e parë e urdhëresës së lëshuar nga Komuna e Pejës, thotë se është ndaluar vrasja, keqtrajtimi, eksperimentimi i kafshëve pa licencë, operimi kirurgjik me qëllim të modifikimit të dukjes së kafshës me të cilën largohet apo dëmtohet cila do pjesë e trupit, importimi dhe shitja e kafshëve agresive në kundërshtim me dispozitat e Ligjit, transportimi i kafshëve pa certifikatrë, tregtimi i kafshëve në kundërshtim me dispozitat e Ligjit, organizimi i garave në të cilat testohet fuqia apo shpejtësia e kafshëve me çrast kafsha mund të pësojë dhembje, lëndime, apo ngordhje apo bënë organizimin e tyre në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe përdorimi i substancave për kafshë që marrin pjesë në gara të cilat nuk janë të përcaktuara me dispozitat ligjore.

Pika e dytë e urdhëresës thotë se urdhëresa do të prodhojë efekte juridike në tërë territorin e Komunës së Pejës.

Për të gjitha këto, pasojnë edhe dënimet, për të cilat Komuna i ka paraparë të shkojnë nga 100 euro deri në 5 mijë euro gjobë.

Kjo urdhëresë është lëshuar më 21 janar 2019, dhe ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri