KB Peja ka triumfuar në “Mizahir Isma” ndaj Yllit për ta fituar Kupën e Kosovës në basketboll.
Pejanët e fituan finalen me rezultat prej 79-64, transmeton Koha.net.
Më meritori për triumfin e Pejës ishte Nigel Jonson, i cili realizoi 20 pikë, pati 6 kërcime e 11 asistime. Ai u ndihmua nga Henrik Sirko, i cili shënoi 16 pikë, pati 9 kërcime e 3 asistime.
Te Ylli më i miri në parket ishte Samir Zekiqi, i cili shënoi 20 pikë, pati 1 kërcim e 1 asistim.
Në minutat e fundit të takimit një tifozë i Pejës kishte hyrë në parket, gjë që kishte shkaktuar tensione dhe kishte bërë që ndeshja të ndalej për 10 minuta.







