Peja do të ankohet ndaj vendimeve të FBK-së

Klubi i basketbollit Peja nuk është i kënaqur me vendimet që i mori sot Federata e Basketbollit të Kosovës.

Verdhezinjtë e fituan me rezultat zyrtar ndeshjen e pestë gjysmëfinale të “play-offit” të FIVE STAR Superligës së basketbollit, e cila u ndërpre shkaku i përleshjes në mes të dy ekipeve.

Por, dënimet që iu shqiptuan klubit pejan janë të papranueshme për të, shkruan Gazeta Express.Reklamë

Prandaj, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi nga Rrafshi i Dukagjinit ka paralajmëruar se do të ankohet në komisionin arbitrar.

Sidoqoftë, Peja u kualifikua në finale, ku do të përballet me Golden Eagle Yllin.