Basketboll

Peja dënohet me dy ndeshje pa tifozë

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë regjistrimin e ndeshjeve të para gjysmëfinale të “Play-Offit” në Superligën e Kosovës.

FBK-ja, përmes faqez zyrtare, publikoi edhe vendimet që mori ky Komision.

KB Peja e pësoi më së rëndi, pasi është dënuar me dy ndeshje pa praninë e tifozëve, si dhe me gjobë prej 5 mijë eurosh.

Ndërsa, trajneri i pejanëve, Rami Hadar, u dënua 300 euro gjobë.

KB Trepça në total mori dënime me gjobë prej 1200 eurosh.

Me nga 100 euro gjobë u dënuan basketbollistët: Alonzo Verge Jr, Malcolm Armstead dhe Nate Grimes.