Vitet kalojnë por klasi nuk shuhet. Pedro Rodriguez vazhdon të mbetet ai talent i pastër i dalë nga La Masia e Barcelonës edhe në moshën 32-vjeçare.
Sulmuesi spanjoll i cili aktivizohet te Chelsea prej disa vitesh mbrëmjen e të mërkurës realizoi një gol spektakolar i cili me shumë gjasa do të klasifikohet në listën e 10 golave më të bukur nga FIFA dhe do të garojë për Çmimin Pushkas.
Në miqësoren ndaj Salzburgut në Austri të cilën “Blutë e Londrës” e fituan me rezultatin 5-3, por më shumë sesa rezultati, dy golat e Pulisic apo edhe finalizimi i Batshuayi, lajm përbën goli i Pedritos në minutën e 57-të i cili duket si një vepër arti.
Një krosim i Barkley u finalizua fluturimthi me një goditje me takë nga sulmuesi spanjoll, gol që po bën xhiron e botës.







