Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar fermerin Mentor Ademi në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, ku thotë se është një shembull i suksesit në bujqësi, me 27 hektarë patate dhe 15 hektarë grurë.

Ai njoftoi se Ademi me grantin në vlerë 50,000€ që ka fituar, ka inevstuar në disa makineri.

Postimi i tij plotë:

Mentor Ademi nga fshati Pestovë, komuna e Vushtrrisë është një shembull i suksesit në bujqësi, me 27 hektarë patate dhe 15 hektarë grurë.

Me mbështetjen e grantin në vlerë prej 50,000€, ai ka investuar në:

Ventilimin e depos për ruajtjen më të mirë të prodhimeve

Rimorkio

Makineri për mbjelljen e patates

Makineri për bluarjen e barit

Tifon për ujitjen e patates

Frez

Stërpikëse

Përveç mbështetjes me grante, zhvillimi i depove bujqësore që adreson nevojën për ruajtjen e produkteve dhe valorizimin e tyre përmes plasimit të tyre në kohë të përshtatshme do të mbështetet edhe përmes Koncept-Dokumentit për Kooperativa Bujqësore (vullnetare) më pas dhe Ligjit si dhe Ligjit për Tregun e Përbashkët dhe kjo do t’u mundësojë fermerëve:

Ruajtje më të mirë dhe më afatgjatë të prodhimeve

Treg më të organizuar dhe më të qëndrueshëm për produktet vendore.

Për fermerin e Kosovës!