Peci: Interesat e Rusisë në Ballkan janë të qarta, ndikimi i saj nuk lidhet me dashurinë vëllazërore

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci thotë se ndikimi rus në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk lidhet me dashurinë vëllazërore.

Peci tregon se, Rusia është shumë aktive kundër Kosovës.

 “Ne e kemi parë kërcënimin rus, por nuk jemi marr me këtë kërcenim, ku përveç institucioneve të sigurisë që janë marrë me këtë. Rusia është shumë aktive kundër Kosovës”, ka thënë Peci në KTV.

 Sipas tij, Rusia është e interesuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të mos janë të qeta.

“Interesat e Rusisë janë të qarta, ajo nuk do që Ballkani Perëndimor të qetësohet. Integrimi i vendeve të Ballkanit në Bashkim Evropian, i ngushtohet i influenca e saj në këtë rajon. Nuk lidhet me dashurinë vëllazërore”, thotë ai.

 Peci ka treguar se mediet ruse dhe serbe janë aktive në përhapjen e dezinformatave.

 “Rusia është çdo ditë aktive, edhe nga dezinformatat, duke filluar me mediumet ruse dhe serbe”, tregon Peci.

Në fund, ai ka treguar se në Ministrinë e Jashtme të Kosovës ende nuk ka desk që të merren me Rusinë në baza ditore.

 “Në MPJ nuk kemi desk për Rusinë. Nuk kemi individ që e përcjell Rusinë në baza ditore. Mendoj që është një prej dështimeve të MPJ-së. Deri vonë nuk kemi pasur kordinim ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë që të merren me Rusinë”, përfundon ai.