KIPRED

Peci: Gjatë këtij mandati të qeverisë Kurti, Kosova nuk do të antarësohet në Këshillin e Evropës

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, mendon që Kosova nuk do të antarësohet në Këshill të Evropës gjatë mandatit të qeverisë Kurti.

Peci këtë e tha duke u bazuar në dinamikën siç tha ai të ”vitit të ardhshëm”. ”Gjatë këtij mandati të qeverisë Kurti Kosova nuk do të hyjë në Këshllin e Evropës,  këtë mund ta them me siguri në bazë të dinamikës së vitit të ardhshëm”, tha Peci. /RTV21