PDK themelon nëndegë në Treviso të Italisë, Reçica: Do të jemi gjithmonë pranë qytetarëve tanë në mërgatë!

Kryetari i Komisionit për Organizimin e partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, njëherësh deputet i kësaj partie, Elmi Reçica, bashkë me nënkryetaren Vlora Çitaku dhe deputetin Enver Hoxhaj, morën pjesë në themelimin e nëndegës së PDK-së në Treviso të Italisë.

Deputeti Reçica ka uruar dhe përgëzuar themelimin e nëndegës, zgjedhjen e kryetarit dhe të kryesisë, dhe ka shtuar se me këtë dinamizëm, së shpejti pritet të mbahet Kuvendi Zgjedhor për Degën e PDK-së në Itali.

Partia Demokratike e Kosovës do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve tanë në mërgatë, ka cekur ai në rrjetin social.

Postimi i plotë:

Në Treviso të Italisë së bashku me Vlorën, Enverin dhe Sadriun, ishim pjesëmarrës në Kuvendin për themelimin e nëndegës së PDK-së për këtë qytet.

Në praninë e shumë veprimtarëve të shquar, intelektualëve e afaristëve të suksesshëm, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i nëndegës me ç’rast kryetar u zgjodh Lirim Kolgeci dhe poashtu u votua për kryesinë.

Vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës është që të krijoj mundësi të reja të shfrytëzimit të potencialit të madh intelektual dhe atij kapital të mërgatës tonë në të mirë të zhvillimit dhe kthimit të dinjitetit të qytetarit të Kosovës.

Uroj dhe përgëzoj themelimin e nëndegës, zgjedhjen e kryetarit dhe të kryesisë. Me këtë dinamizëm, së shpejti pritet të mbahet Kuvendi Zgjedhor për Degën e PDK-së në Itali.

Partia Demokratike e Kosovës do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve tanë në mërgatë.