Kandidati për kryetar të Lipjanit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shukri Buja, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale.

Tubimi do të mbahet më 10 tetor, në ora 19:00, në Sallën e Sporteve në Lipjan.

Përmes një postimi publik, Buja ka thënë se ky takim do të jetë momenti i bashkimit dhe i energjisë për ndryshim. “Ju ftoj për fitoren e madhe, fitoren e Partisë Demokratike, numrin 191”, ka shkruar ai.