Për atë se çka ndodhi mbrëmë në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës, ka reaguar zyrtarisht Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas një deklarate, kjo partia ka kërkuar hetim pa asnjë ndikim apo ndërhyrje politike rreth votave në Mitrovicën e Jugut.
“Çdo parregullsi, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor duhet të hetohet nga organet kompetente, pa asnjë ndikim apo ndërhyrje politike. Vota është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht”, ka shkruar PDK.







