PDK-ja transmetoi “live” në faqe të Kuvendit fushatën në Podujevë, reagon Vjosa Osmani

Një ngjarje e paprecendentë ka ndodhur sot në rrjetin social “Facebook”, saktësisht në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, ku subjekti politik PDK, ka shpërndarë një video “live” gjatë fushatës së kësaj partie.

E me t’u njoftuar kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se do të merrën masa, përshkak se ky veprim përbënë shkelje të detyrës zyrtare, transmeton Ballkani.info

Ky është reagimi i plotë i U.D Presidentes:

Sapo jam njoftuar se uebfaqja zyrtare e Kuvendit te Republikës së Kosovës në Facebook ka transmetuar aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë. Kjo përbën shkelje të autorizimeve zyrtare të personave përgjegjës që mirëmbajnë faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook. Kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucioni të Kuvendit.​