Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka prezantuar sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicionale.
Zejnullahu ka vlerësuar se miratimi i këtij projektligji është shumë i nevojshëm për qytetarët e Kosovës.
“Qeveria nuk i ka dhënë mbështetje këtij projektligji me një arsyetim të kotë, se qenkan vetë në përpjek të hartimit të këtij projektligji. Ky arsyetim është i pa qëndrueshëm sepse një projektligj i tillë ka qenë në agjendë edhe vitin e kaluar dhe kjo qeveria nuk e ka marrë fare mundin që të punoj në këtë drejtim”, ka thënë Zejnullahu.







