Ndërmarrja publike

PDK-ja kap Minierën Trepça, dy figura të afërta me këtë parti marrin pozita të larta

Sot në mbledhjen e mbajtur nga bordi mbikëqyrës dhe drejtorët e njësive të Trepça Sh.A. janë emëruar dy persona në pozita të larta të menaxhuese në Trepçë.

Nexhat Dedia është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të minierës me floatacion dhe Rafet Ibishi është emëruar ushtrues detyre i zëvendëskryeshefit ekzekutiv në Trepçë.

Dy të emëruarit kanë qenë pjesë e PDK-së dhe dihet se janë njerëz të afërt me këtë parti.

“Sot është mbajtur një mbledhje e rregullt e bordit të përkohshëm ku në njërën nga pikat e rendit të ditës është emëruar Nexhat Dedia u.d i udhëheqësit të njësisë biznesore minierat me flotacion Trepça Stanterg. Po ashtu është emëruar edhe Rafet Ibishi u.d i zëvendëskryeshefit” ka thënë ky burim për Klanin.