Partia Demokratike e Kosovës edhe njëherë ka kërkuar nga Vetëvendosja t’i sjellë në Kuvend 40 vota dhe ata do të bashkohen për ta rrëzuar Qeverinë në krye me Avdullah Hotin, shkruan ballkani.info
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza pas dështimit të Projektligji për UÇK’në, i ka bërë thirrje VV’së që të sjell 40 vota në Kuvend dhe partia e tij do t’i jap 24 vota për rrëzimin e Qeverisë.
“Le t’i ofrojë Lëvizja Vetëvendosje 40 nënshkrime për mocionin e rrëzimit të Qeverisë dhe në si PDK do të jemi këtu për të ofruar 24 vota. VV le ta sjell mocionin në Kuvend dhe PDK do t’ jap votat e veta”, tha Hamza në Kuvend.
Kujtojmë, që Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Në votim kanë marrë pjesë vetëm 37 deputetë, dhe kryesuesja e seancës Arbërie Nagavci ka thënë se nuk ka vendimmarrje për këtë pikë të rendit të ditës.







