PDK e njejtë me VV-në, bën fushatë në Podujevë duke shkelje të ligjin anti-COVID

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj fushatën zgjedhore në Podujevë sonte e ka vazhduar duke shkelur masat e Qeverisë.

Sonte, ai ka publikuar disa fotografi ku në dy prej tyre shihen rreth 20 persona.

Përveç se nuk kanë respektuar distancën, shumë prej tyre nuk kanë të vendosur maska mbrojtëse.

“Në çdo cep të Podujevës, PDK po merr përkrahje të madhe nga të rinjtë, të rejat, burrat e gratë. Sot gjetëm mikpritje të ngrohtë në vatrat e shumë familjeve në Podujevë.

Qytetarët e Podujevës më së miri e dinë se kë duhet ta votojnë me 29 nëntor, për të mirën e komunës së tyre – e ai është Naim Fetahu.

Qytetarët janë lodhur nga keq qeverisja 20 vjeçare. Me PDK-në, qytetit të Podujevës do t’i hapet një perspektivë e re, një e ardhme që premton zhvillim e mirëqenie për të gjithë pa dallim”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.