Deputetja e AAK-së

“Pazari” për ta votuar Osmanin presidente: Reshitaj s’e mohon që do të kandidoj për Suharekën nga VV dhe Lista Vjosa

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj në një konferencë për media nuk i ka mohuar raportimet e Ballkani.info që pjesë e ‘pazarit’ për votën e saj për Vjosa Osmanin është një kandidim potenical i saj nga VV-Lista “Guxo” për kryetare të Suharekës.

Reshitaj u pyet nga gazetari se çfarë nëse e shohim atë në kandidim për kryetare të Suharekës në zgjedhjet komunale të fundvitit, ajo nuk e mohoi këtë gjë, ndonëse tentoi diplomatikisht t’i shmanget pytejet, raporton Ballkani.info.

Ballkani.info nga burimet e veta mbrëmë raportoi se prezenca e saj në Kuvendin e Kosovës nuk është “falas”, por se në ‘dëmshpërmblin” për votën e saj, VV-Guxo ia ka ofruar kandidaturën nën këtë petkë për të parin e Suharekës.