Eksperti i referimit në Spanjë, Iturralde Gonzalez ka bërë analizat për penalltinë e dhënë mbrëmë për Real Madridin në Kupën e Mbretit kundër Leganes.
Real Madridi arriti që të fitojë mbrëmë ndeshjen e Kupës së Mbetit në Bernabeu kundër Leganes, derisa në minutën e 43-të Gil Manzano iu dha atyre një penallti pas një ndërhyrjeje kontroverse në Alvaro Odriozola.
Sipas zyrtarit të ndeshjes lojtari i Real Madridit ishte rrëzuar nga lojtari Gumbau në zonën e rreptësisë. Sergio Ramos e konvertoi mandej këtë penallti në gol nga pika e bardhë.
“Nuk ishte Penallti”
Eksperti i gjyqtarëve, Iturralde Gonzalez, megjithatë thotë se “aty nuk kishte kontakt dhe kjo penallti nuk ishte. Kishte kontakt por ishte i vogël për penallti”.
Për me tepër, ai ka qartësuar se “ky nuk ishte një incident që është dashur të rishikohet nga VAR sepse është çështje e interpretimit. Protokolli i VAR është çfarë është, kjo është arsyeja pse penalltia e kërkuar pas ndërhyrjes në ndeshjen kundër Real Sociedadit nuk është rishikuar”.
Real Madridi ka filluar një fushatë kundër VAR
Real Madridi hyri në ndeshjen e Kupës së Mbretit mbrëmë pas një fushate kundër gjyqtarëve dhe në veçanti VAR-it, pasi që atyre iu mohua një penallti kundër Real Sociedadit ku ata humbën në shtëpi të dielën me rezultat 2-0. Këto ankesa mund të kënë ndikuar në vendimin e gjyqtarit mbrëmë.







