Pavarësisht transferimeve në sulm, Interi i beson Lautaro Martinezit

Lautaro Martinez është në qëndër të projektit të Interit.

Ndryshimet e shumta në skuadër dhe sidomos në sulm nuk kanë prekur talentin argjentinas i cili pëlqehet shumë nga Conte dhe do të aktivizohet në vazhdimësi gjatë këtij sezoni.

Në përfundim të merkatos drejtuesit e Interit do të nisin nga puna edhe për rinovimin e kontratës së “Demit” i cili pritet të firmosë deri në vitin 2024 me një pagë të përmirësuar ndjeshëm. Gjithçka të bën të mendosh se rinovimi do të vijë pa shumë probleme.

Interi në marrëveshjen e re kërkon t’i rrisë edhe klauzolën e largimit 22-vjeçarit nga 111 milionë euro që e ka aktualisht në 200 milionë euro edhe pse mund të gjendet edhe një rrugë në shifrën e 150 milionë eurove.

Lautaro Martinez dhe Interi do të vazhdojnë sëbashku me klubin zikaltër që nuk kërkon të privohet nga shërbimet e talentit argjentinas.

loading…