Pavarësisht humbjes Pochettino është krenar me paraqitjen e Tottenhamit

Mauricio Pochettino kishte lëvdata për futbollistët e tij ndërsa u nda i nervozuar me një gol të lehtë të Cityt.

Manchester City koleksionoi fitoren e rradhës me Riyad Mahrez që ishte vendimtar me golin e shënuar në minutën e 6-të, teksa fusha e stadiumit “Wembley” ishte në gjendje të rëndë pasi që vetëm një ditë më parë ishte zhvilluar një ndeshje e ragbit.

“Kushtet e fushës ishin të njejta për të dyja skuadrat. Mendoj se ishte një ndeshje shumë e rivalizuar. Pësuam një gol të lehtë shumë herët dhe futbolli iu dënon. Megjithatë jam shumë krenar. Sezonin e kaluar ishte shumë e vështirë të ballafaqohesh me Cityn por tani diferencat janë mbyllur. Me ta ishte edhe fati për shkak se kur gabuam ne ata shënuan, ndërsa nuk vlejti e njejta gjë kur ata gabuan, por jam i lumtur me performancën”, nënvizoi Pochettino.

Kjo humbje e lë Tottenhamin 5 pikë prapa liderëve Cityt dhe Liverpoolit, ndërsa Pochettino nuk mendon se duhet të krahasohet me këto skuadra.

“Nuk mund të krahasohemi me Cityn. Ata janë në një tjetër nivel dhe e kanë fituar Premier Leaguen. Ndërsa ne mundohemi të fitojmë ndeshje”, tha trajneri argjentinas.