Arsenali në super formë
Pavarësisht 11 fitoreve rradhazi, Emery kërkon përmirësime
Goli i vonshëm i shënuar nga Danny Wellbeck ndaj Sporting Lisbonës zgjati serinë e fitoreve rresht të Arsenalit, duke e çuar në 11 numrin e triumfeve.
Pavarësisht kësaj forme të mirë, trajneri i “The Gunners”, Unay Emery nuk është ndarë i kënaqur me pjesën e parë, njejtë sikur kundër Leicesterit.
“Secila ndeshje është një mundësi e re për t’u përmirësuar. Kishim folur për këtë gjë para ndeshjes. Mendoj se skuadra reagoi mirë në pjesën e dytë, por duhet të gjejmë një zgjidhje për 45 minutat e para. Kishte ndryshime të mëdha mes pjesëve në aspektin taktik dhe individual”, tha Emery.
Arsenali në Europa League kryeson grupin me pikë të plota nga 3 xhiro të zhvilluara, ndërsa ndjeket nga Sportingu me 6 pikë.