Mbrojtësi francez

Pavard mohon arritjen e marrëveshjes me Bayernin

Mbrojtësi i Stuttgartit, Benjamin Pavard i ka mohuar spekulimet që ka arritur një akord për transferimin në fund të sezonit te Bayerni.

Reprezentuesi i Francës ka qenë i lidhur vazhimisht me kalimin te kampionët e Gjermanisë, por 22 vjeçari i ka hedhur poshtë këto pretendime.

“Nuk kam nënshkruar asgjë me Bayernin. Interesimi prej një klubi të madh si Bayerni më bën të lumtur por aktualisht jam i fokusuar te Stuttgarti, nuk mendoj për verën e ardhshme”, deklaroi Pavard.

Ish lojtari i Lilles luajti rol të rëndësishëm në suksesin e Francës gjatë Kampionatit Botëror që u mbajt verën e kaluar në Rusi, gjersa Pavard mendon se Topin e Artë e meritoi ndonjë bashkëkombas i tij, kurse tregoi edhe për famën që e ka në Francë.

“Varane, që ishte lojtari i vetëm që brenda një sezoni fitoi Kupën e Botës dhe Champions Leaguen, apo Griezmann që kishte një sezon të mirë, do ta kishin merituar. Unë në Francë nuk mund të udhëtojë me metro, më duhet të vendos kapelën, por unë nuk e kam problem këtë gjë. Kur kam qenë i vogël e kam ëndërruar këtë gjë, dhe tani e kam arritur, dëshiroj që të fitoj edhe shumë trofe tjerë, pas atij më të bukurit”, përmbylli fjalët e tij Pavard.