Ku po shkon?
Paul Pogba refuzon Barcën, zgjedh skuadrën e tij të re
Paul Pogba do të largohet nga Manchester United.
E ardhmja e Paul Pogbas në ‘Old Trafford’ po shkon drejt fundit.
Mesfushori francez që së fundi ka qenë pjesë e shumë shkrimeve në media shkaku i raportit me trajnerin Jose Mourinho, ka vendosur të largohet nga Manchester United.
25 vjeçari sipas gjitha gjasave do të transferohet në Francë, te skuadra e PSG-së.
Edhe pse Barcelona ka disa kohë që është e interesuar për shërbimet e tij, Pogba raportohet të ketë preferuar vendin e tij, Francën, ku te PSG do të luajë përkrah shumë yjeve si Neymar, Cavani, Mbappe, Verratti e Silva.
Paul Pogba te Manchester United është transferuar në verën e vitit 2016 nga Juventusi për 105 milionë euro, por pritshmëritë e tij asnjëherë nuk ka arritur t’i dëshmojë nën drejtimin e Jose Mourinhos.