“Paul Pogba ka zgjedhur Realin e Zidanit”

Pogba pritet ta veshë fanellën e Real Madridit sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton “JUGONES” me gazetarin Josep Pedrerol, që ka dhënë shumë lajme ekskluzive, mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka zgjedhur Real Madridin para Juventusit.

Sipas “JUGONES” kampioni i botës u ka thënë miqve të tij se do të jetë shumë shpejt futbollisti më i ri i “Los Blancos”. Ai nuk dëshiron të qëndrojë më te United dhe kjo është e qartë.

“Pogba e ka të qartë, dëshiron të luajë për Madridin e Zidanit, derisa Juve është plani B”, tha Pedrerol.

Pogba u transferua te Manchester United nga Juventusi në vitin 2016, për 105 milionë euro.

Ai ka bërë 135 paraqitje me “Djajtë e Kuq” në tri sezone, ku ka shënuar 31 gola derisa ka dhuruar edhe 29 asiste.

loading…