Pau Gasol i jep fund karrierës si basketbollist

Pau Gasol ka njoftuar pensionimin e tij nga basketbolli të martën duke i dhënë fund një karriere që i zgjati më shumë se dy dekada.

Ai fitoi dy tituj në NBA dhe një medalje të artë në kampionatin botëror me ekipin përfaqësues të Spanjës. 41-vjeçari u pensionua nga Spanja në gusht pas humbjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çerekfinale të Lojërave Olimpike që u mbajtën në Tokio.

Gasol që nga shkurti i këtij viti ishte lojtar i Barcelonës. Karriera e tij pësoi ngecje pas një lëndimi në këmbën e majtë për gati dy vjet.

“Unë do të tërhiqem nga basketbollit profesionist. Është një vendim i vështirë pas kaq vitesh, por është një vendim që e kam menduar me të vërtetë”, ka thënë Gasol.

Gasol fitoi dy tituj në NBA me Los Angeles Lakers, në vitin 2009 dhe 2010 dhe arriti mesatarisht 17 pikë dhe 9.2 kërcime në 1.226 ndeshje të sezonit të rregullt me pesë ekipe të NBA. Gasol fitoi titullin e kampionit botëror me Spanjën në vitin 2006 dhe Evropianin në vitin 2009, 2011 dhe 2015.