Trupat amerikane hedhin ushtarët rusë në baltë në Siri VIDEO

Një patrullë e ushtarake amerikane nuk e ka lejuar një varg të automjeteve ushtarake ruse që të përdorin një autostradë në pjesën verilindore të Sirisë.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale shihen automjetet amerikane të tipit Oshkosh M-ATV duke i bllokuar automjetet e blinduara të ushtrisë ruse për të përdorur rrugë strategjike.

Një kolonë ushtarake ruse u përpoq ta shmangte pikën amerikane të kontrollit dhe ngeci në baltë në një fushë të lagësht.

Automjetet e blinduara ruse të tipit Tigr dhe BTR-82A u munduan ta anashkalojnë pikën amerikane të kontrollit, por mbetën në baltë dhe u nevojit tërheqja me një automjet të tipit Typhoon-K.

Kolona ushtarake ruse po synonte të shkonte në një pikëkalim kufitar mes Sirisë dhe irakut, që është nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane.

Qindra trupa amerikane ndodhen në pjesën veriilindore të Sirisë dhe bashkëpunojnë me Forcat Demokratike Siriane në luftën kundër ISIS-it.