Patriot Behrami e kërkon sot medaljen në Lojërat Evropiane, zbulohet orari i meçit të tij

Kosova do ta kërkojë sot medaljen e katërt në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” përmes boksierit Patriot Behrami, derisa i ka fituar tri medalje deri tash falë sportit të xhudos.

Boksieri kosovar Patriot Behrami lufton sot për medalje me Lorenzo Sotomayor të Azerbajxhanit, në çerekfinalen e kategorisë -69 kg të Lojërave Evropiane “Minsk 2019”.

Meçi zhvillohet në ora 15:15 me kohën tonë lokale, ndërsa në 16:15 me kohën lokale të Bjellorusisë.