Ish nënkryetari

Patozi “shuplakë” Bashës: Lideri i opozitës nuk është aktiv, duhet të bëjë diferencën

Ish nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi evidenton si sfidë të opozitës për zgjedhjet e ardhshme sistemin zgjedhor, që duhet ndryshuar në vlerësimin e tij, pavarësisht se cila forcë është në pushtet.

Në studion e ABC News, Patozi vëren se këtë ndryshim të nevojshëm, Partia Demokratike nuk po e artikulon publikisht.

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi, ka komentuar opozitarizmin e forcës politike ku bënte vetë pjesë deri me pak se dy vjet më parë, si jo të arsyeshme, jo frymëzuese dhe aspak aktive.

Për këtë, arsye sheh mungesën e aktivizimit të kreut të demokratëve duke e vënë në krahasim direkt me presidentin e vendit, i cili sipas tij edhe pse me më pak kompetenca, luftën e bën më frontale, nisur edhe nga lëvizja e fundit e tij me mos-dekretimin e ministrit të brendshëm të propozuar nga kryeministri rama.

“Më aktiv shoh Metën, qoft edhe me ktë të fundit, lideri i opozitës nuk më duket aktiv, nuk po bën gjënë e duhur, duhet të bënte diferencën me kundërshtarin, betej frontale dhe jo të shpresonte se shpik Meta demtohet Rama dhe perfitoj unë. Mbi të gjitha Meta edhe nëse e bën, e bën për interes të tij jo të PD, si ndodhi në çadër”.

Ishte beteja tre mujore e demokratëve ajo që çoi Ilir Metën në presidencë dhe PD-në në opozitë, thekson Patozi, i cili edhe pse denoncimeve ia sheh efektin, i konsideron të pamjaftueshme për nga mënyra si serviren.

“Si vizion politik si program politik shqiptarët duhet të binden se ti je ndryshe nga qevveria, kjo nuk bëhet vetëm duke demonizuar qeverinë. E vetmja mënyrë që PD te vij në pushtet është që ajo të godasë sistemin, ky sistem favorizon qeverinë për definicion dhe PS që ka një rezervuar më të madh votash”.

Arsye për mos veprim në këtë drejtim, Patozi sheh të përbashkëtën mes mazhorancës dhe opozitës.

“Duan që të ruaj sistemin dhe të njëjtin sistem ta përdorin kur ti vijë dita”.

Në këtë mënyrë zgjidhja mund të vij vetëm nga jashtë, thekson Patozi duke përsëritur se është shoqëria ajo që duhet të prodhojë dicka tjetër sa kohë opozita zyrtare sipas tij nuk e bën. Por organizuesi i disa takimeve në rrethe thuajse 6 muaj më parë, për testimin e një lëvizje politike qoft edhe brenda partisë që e la jashtë, duket se veten e sheh vetëm në një mbështetje të një të tille, duke përjashtuar cdo detyrim moral të tij ndaj një lëvizje të mundshme anti-establishment.

“Jam gati ti bashkangjitem me aq kapacitet sa kam por nuk kam një detyrim personal për ta udhëhequr ktë gjë që do vij”.

Edhe pse një nga kartonët jeshil që mundësoi sistemin zgjedhor që praktikohet sot ishte i tiji, Patozi thekson bindjen se një gabim njerëzor, si e quajti vetë, që pati efektin e kundërt nga ai i dëshiruar kur u votua ne 2008-n, në dinamizmin që ofron politika, duhet pranuar dhe ndryshuar.