Patenti i hapur i Kadares vuri në siklet Spiropalin, ministrja editon foton

Ministrja shqiptare, Elisa Spiropali, dy ditë më parë vizitoi çiftin e shkrimtarëve dhe autorëve Ismail dhe Helena Kadare.

Ajo zgjodhi të shkojë tek familja Kadare në ditën kur shteti shqiptar, nisi zyrtarisht rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sot, me dy luftëtarë të paepur të Shqipërisë Evropiane”, shkroi Spiropali, mbi fotografinë e shpërndarë.

E njëjta më pas u detyrua ta redaktojë fotografinë pas komenteve në rrjet për patentën e hapur të pantollave të gjeniut të letrave shqipe.

Se shkrepja është përmirësuar e dëshmon edhe “historia e editimit”.